Liderja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, e ka pranuar se e ka provuar kanabisin “shumë kohë më parë”, kur është pyetur gjatë një debati të mërkurën para zgjedhjeve të përgjithshme më 17 tetor, shkruan agjencia Reuters.
Ardern 40-vjeçare, po shihet si favorite për të fituar mandatin e dytë pas suksesit të saj në menaxhimin e pandemisë COVID-19, por rivali i saj, liderja e Partisë Nacionale konservative Judith Collins, është duke kthyer besimin.
Zelandezët po ashtu do të votojnë për dy çështje tjera – legalizimin e kanabisit rekreacional dhe eutanazinë – tema që kanë ndarë opionionin në vend.
Në debatin e dytë zgjedhor të mërkurën, kur është pyetur nga moderatori nëse ka provuar ndonjëherë kanabisin, Ardern është përgjigjur: “Po, shumë kohë më parë”.
Ajo ka thënë sse do ta zbulojë se si do të votojë vetëm pas referendumit për kanabisin pas zgjedhjeve.
“Unë e kam bërë të qartë se dua që qytetarët e Zelandës së Re të vendosin për këtë dhe nuk dua që kjo të jetë politikë”, ka deklaruar ajo.
Paraqitja e fundit, Ardern merr pjesë në festën tradicionale indigjene
Collins ka thënë se vet kurrë nuk ka provuar kanabisin dhe se do të votojë kundër.
Në debatin mes tyre, të dyja janë pyetur edhe nëse presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është ndikim me rrezik për botën.
Collins ka thënë se Trump ka bërë mirë së fundi me marrëveshjet e paqes mes Izraelit dhe disa vendeve të Gjirit Persik.
“Në fakt kjo është më mirë sesa lufta. Nuk ka qenë i gatshëm të nxitojë të futet në luftë”, ka deklaruar Collins.
Ardern është kundërpërgjigjur duke thënë: “Është shqetësuese kur gjëja më e mirë që mund të thuash është se nuk kemi pasur luftë?”
Edhe Jacinca Ardern, shërbëtorja publikeArdern e kritikoi muajin e kaluar Trumpin për komentet që ai bëri për Zelandën e Re, duke thënë se Zelanda po përjeton një rritje të madhe të rasteve me koronavirus.
Zelanda e Re ka pasur vetëm 25 vdekje nga COVID-19, që është në mesin e shifrave më të ulëta në botë, ndërsa numri i të vdekurve në SHBA nga koronavirusi ka kaluar atë 200 mijë.