Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arabia Saudite: S’ka marrëdhënie diplomatike me Izraelin pa shtet të pavarur palestinez

Arabia Saudite i ka thënë Shteteve të Bashkuara të Amerikës se nuk do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Izraelin nëse nuk njihet shteti i pavarur palestinez në kufijtë e vitit 1967 me Jerusalemin Lindor dhe nëse “agresioni” izraelit në Rripin e Gazës nuk ndalet, ka thënë Ministria e Jashtme saudite në një deklaratë të mërkurën, ka raportuar Reuters.

Të martën, zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby ka thënë se administrata e Bidenit ka marrë reagime pozitive se Arabia Saudite dhe Izraeli janë të gatshëm të kenë diskutime për normalizim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mbretëria Saudite lëshoi deklaratën për të pohuar qëndrimin e saj të palëkundur ndaj Washingtonit për çështjen palestineze, ka thënë ministria.

Ideja që Izraeli dhe Arabia Saudite të forcojnë zyrtarisht lidhjet, ka qenë në diskutim që kur sauditët dhanë pëlqimin e tyre për fqinjët e Gjirit, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin, duke vendosur lidhje me Izraelin në vitin 2020.

Ndërsa lufta midis grupit militant palestinez Hamasit dhe forcave izraelite u përshkallëzua, Arabia Saudite vendosi në pritje planet e mbështetura nga SHBA-ja për të normalizuar lidhjet me Izraelin.

Izraeli filloi ofensivën e tij ushtarake në Gazë pasi militantët e udhëhequr nga Hamasi vranë 1200 njerëz dhe morën peng 253 të tjerë në jug të Izraelit më 7 tetor.