Linjat ajrore “United Airlines” dhe “Delta Air Lines” kanë njoftuar se janë detyruar të anulojnë qindra fluturime në vigjilje të Krishtlindjeve për shkak të COVID-19 brenda stafit të tyre.
United ka anuluar 120 fluturime të premten, kurse Delta rreth 90.
Të dyja kanë thënë se po mundohen të kontaktojnë pasagjerët me kohë, raporton The Guardian.
Ndërkohë, mijëra australianëve u janë anuluar fluturimet e brendshme, derisa stafi i linjave u urdhërua të testohen dhe izolohen. Janë anuluar 117 fluturime të premtes mes Sydneyt dhe Melbournet.
Shumë shtete kanë ndërmarrë masa strikte para festave të fundvitit për shkak të frikës së përhapjes së gjerë të Omicronit.
Artikuj të ngjashëm
-
Anulime masive fluturimesh për shkak të motit dhe Omicronit
-
Mijëra fluturime anulohen edhe në ditën e parë të vitit në SHBA
-
Mijëra fluturime anulohen sherri i masave të pandemisë
-
Omicroni “anuloi” më shumë se 4500 fluturime në prag të Krishtlindjes
-
Mijëra fluturime në SHBA anulohen për shkak të stuhisë së fortë