Dy nga tri anijet që po bartnin tonelata misër nga Ukraina janë ankoruar në veri të Stambollit, ku edhe janë inspektuar nga autoritetet vendase.
Anija me flamur të Panamasë, Navi Star, me 33 mijë tonelata drithë me destinacion Irlandën, është nisur të premten nga Odesa.
Ministria turke e Mbrojtjes ka njoftuar se inspektorët e Qendrës së Përbashkët të Koordinimit, kanë kryer punën e tyre në pajtim me marrëveshjen e ndërmjetësimit.
Rreth 20 milionë tonelata drithëra do të transportohen sipas marrëveshjes ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë në luftë.
Edhe një anije me flamur të Maltës ka arritur në brigjet turke.
Ajo ka destinacion Mbretërinë e Bashkuar.
Anija e tretë me 12 mijë tonelata misër e me flamur turk do të ankorohet në portin turk Derinçe pasi të kalojë Ngushticën e Bosforit.
Qendra e koordinimit drejtohet zyrtarisht nga Ukraina, Rusia, Turqia dhe Kombet e Bashkuara.