Një gjykatë rumune ka refuzuar një apel të influencuesit Andrew Tate për të lehtësuar masat e kontrollit gjyqësor të vendosura ndaj tij, ndërsa vazhdon çështja ligjore ku ai akuzohet për trafikim njerëzor, përdhunim dhe formim të një grupi kriminal për shfrytëzim seksual të grave.
Vendimi i Gjykatës së Apelit të Bukureshtit la në fuqi vendimin e një gjykate tjetër të 18 janarit e cila ia zgjati me 60 ditë kufizimin brenda territorit – ai nuk mund të largohet nga vendi, raportoi Guardian.
Tate humbi apelin e tij para një viti pasi u arrestua në Bukuresht bashkë me vëllain e tij. Ata i kanë mohuar akuzat.
Tate, që ka 8.7 milionë ndjekës në platformën X, vazhdimisht ka pretenduar se prokurorët nuk kanë prova kundër tij dhe se po bëhet konspiracion politik për ta heshtur atë. Ai më parë është ndaluar nga platforma të ndryshme interneti për këndvështrimet e tij mizogjene dhe gjuhë urrejtëse.
-
Trumpi dhe Rubio s’do të ndalojnë ekstradimin e vëllezërve Tate në Britani
-
Vëllezërit Tate arrestohen në SHBA, Britania kërkon ekstradimin e tyre për akuza të reja
-
R. Kelly kërkon uljen e dënimit, i drejtohet presidentit Trump për falje të pjesshme
-
Zbulohen rrjete ndërkombëtare burrash që përdorin grupe online për të droguar e përdhunuar gra
-
Gjykata nuk e rrëzon padinë ndaj Metas për varësi ndaj fëmijëve