Një grua nga Kalifornia, e cila e kishte inskenuar rrëmbimin e saj, është dënuar me 18 muaj burgim, për shkak të deklaratave të rreme në FBI.
Sherri Papini, 39 vjeç, ishte zhdukur në nëntor të vitit 2016, derisa ishte duke vrapuar, raportoi BBC-ja të martën.
Ajo u shfaq tri javë më vonë, në Ditën e Falënderimeve, me deklaratën se dy gra hispanike e kishin kidnapuar.
Mirëpo FBI-ja më vonë erdhi në përfundim se Papini ka qëndruar në shtëpinë e ish-të dashurit dhe e ka lënduar veten, si pjesë të skemës.
Në procesin gjyqësor ndaj saj në Sacramento, të hënën, Papini ka kërkuar falje, duke thënë se është fajtore për gënjeshtrën dhe për çnderimin.
“U kërkoj falje shumë njerëzve të cilët kanë vuajtur për shkakun tim, njerëzit që sakrifikuan për gruan e thyer që isha, njerëzit të cilët ndihmuan gjatë kohës kur kisha nevojë për ndihmë”, është shprehur ajo.
Edhe
Sabrina Carpenter merr urdhërmbrojtje ndaj një burri
Përveç dënimit me burgim, Papini është pajtuar që të paguajë edhe 300,000 dollarë, disa prej të cilave do të përdoren për t’i mbuluar shpenzimet e hetimeve të policisë.
Ajo do të jetë nën kujdestari të mbikëqyrur edhe për tri vjet të tjera, pasi të lirohet nga burgu.