Botë

Amerikani që vrau vajzën e tij 9-muajshe sepse i pengonin të qarat, do të ekzekutohet

Një 57-vjeçari nga Oklahoma do t’i jepet injeksioni vdekjeprurës të enjten për shkak se vrau vajzën e tij 9-muajshe më 2002, pavarësisht pretendimeve të avokatit se ai është i sëmurë mendërisht dhe se nuk mund të ekzekutohet.

Avokati i Benjamin Cole nuk e kundërshton se ai vrau foshnjën duke e përkulur prapa me forcë, duke ia thyer shtyllën kurrizore dhe shqyer aortën, por argumentoi se ai është i sëmurë rëndë mendërisht dhe se ka një dëmtim të madh në tru që iu është përkeqësuar gjatë qëndrimit në burg.

Cole ka refuzuar trajtimin mjekësor dhe ka injoruar higjienën personale, duke jetuar në një qeli të errët pa komunikim me të burgosurit e tjerë, raportoi AP.

Ndërkohë, prokurorët dhe familjarët e viktimës kanë thënë se sëmundja e Colet po ekzagjerohet dhe se natyra brutale e vrasjes së vajzës së tij tregon se ai meriton ekzekutimin.

Prokurorja e Përgjithshme, Tessa Henry, ka thënë se Cole vrau vajzën sepse ishte i zemëruar që të qarat e saj ndërprenë videolojën që po luante.

Foshnja kishte edhe një histori abuzimi dhe Cole më parë kishte qenë në burg për abuzimin e një fëmije tjetër.