Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Amerikani ia kafshon veshin një 78-vjeçari, mendoi se ishte robot

Një burrë që akuzohet se ia kafshoi veshin një 78-vjeçari në një platformë treni në Oregon, SHBA, u dha hetuesve se mendoi se viktima ishte një robot që tentoi ta vriste atë.

Koryn Daniel Kraemer akuzohet për sulm të shkallës së dytë, por ai u deklarua i pafajshëm për veprën.

Të martën, policia u lajmërua në vendin e ngjarjes pasi dikush e thirri duke i thënë se shihte shumë gjak dhe një sulmues mbi viktimën, raportoi AP.

Policët përdorën forcë për ta larguar Kraemerin nga viktima u dërgua në spital. Veshi i djathtë i viktimës ishte shkulur tërësisht me kafshimin dhe pjesë të kafkës së tij mund të shihej.