Trevir Reed, një amerikan që po mbahet në Rusi për më shumë se dy vjet, ka thënë se ka nxjerrë gjak nga goja por se nuk i është ofruar trajtim mjekësor pas ekspozimit të gjatë ndaj tuberkulozit në burgun rus, sipas Ambasadës amerikane në Moskë, raporton CNN.
“Në dhjetor #TrevorReed ishte ekspozuar gjatë ndaj një të burgosur tjetër me tuberkuloz aktiv. Trevori tani raporton se po nxjerr gjak dhe nuk ka marrë trajtim mjekësor për këtë”, ka shkruar ambasada kurse i ka bërë thirrje Rusisë që t’i ofrojë kujdesin e duhur shëndetësor.
Një person nga familja e Reedit ka thënë se ai u ekspozua vitin e kaluar.
Hera e fundit kur zyrtarët amerikanë e vizituan Reedin, i dënuar me 9 vjet burg, ishte vitin e kaluar. Ai nuk ka mundur të thërrasë në shtëpi për më shumë se 200 ditë.
Sekretari i shtetit, Anthony Blinken, vazhdimisht ka bërë thirrje që ai të lirohen amerikanët e mbajtur në Rusi.
-
I liruar nga Rusia, ish-marinsi amerikan plagoset gjatë luftimeve në Ukrainë
-
Shkëmbim i të burgosurve mes SHBA-së dhe Rusisë, lirohet ish-marinsi amerikan
-
Rusia liron ish-marinsin amerikan të burgosur më 2022
-
Përballja e të ndaluarve të ICE-së në SHBA me mungesë ilaçesh e trajtimesh mjekësore
-
Nënshtetasi amerikan lirohet nga Rusia pas mbajtjes në një klinikë psikiatrike