Ish-marinsi amerikan Trevor Reed, që është mbajtur në burg rus që nga viti 2019, është liruar në një shkëmbim të burgosurve, raporton BBC.
Zyrtarët amerikanë dhe ata rusë kanë konfirmuar të mërkurën lirimin e Reedit dhe se ai është rrugës për t’u kthyer në SHBA.
Në shkëmbim, Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se është liruar Konstantin Yaroshenko, një shtetas rus i burgosur nën akuza për trafikim të drogës.
Familja Reed ka shkruar se “lutjet janë dëgjuar”.
Në një deklaratë, ka thënë se Trevori do të tregojë storien e tij pasi të merret me problemet shëndetësore që i janë shkaktuar si pasojë e qëndrimit në burg rus.
Edhe
Rusia e dënon me 14 vjet burgim ish-marinsin amerikan
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se është shumë i lumtur të ndajë lajmin se Reed do të kthehet te parlamenti.
“Unë kam dëgjuar në zërat e prindërve të Trevorit se sa të shqetësuar janë për shëndetin e tij dhe sa u mungon prezenca”, tha Biden.
Reed ishte dënuar me nëntë vjet burgim në vitin 2020, nën akuzat se ka sulmuar dy policë rusë ndërsa ishte dehur gjatë një nate në Moskë.
Ai ka insistuar se nuk i kujtohet incidenti, ndërsa ka insistuar se është i pafajshëm dhe ka apeluar dënimin e tij me burgim.
Edhe
I liruar nga Rusia, ish-marinsi amerikan plagoset gjatë luftimeve në Ukrainë
Qeveria e SHBA-së po ashtu kishte kontestuar korrektësinë e gjykimit të tij. Ambasadori i SHBA-së në Rusi, John Sullivan, së fundi ka thënë se Reed mbetet në burg për një krim që nuk e ka kryer.
Sipas familjes Reed, i biri i tyre ishte trajtuar keq në burg dhe është sëmurë nga tuberkulozi.