Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“American Airlines” blen aksionet e transportuesit më të madh ajror kinez

Kompania “American Airlines” ka blerë një pjesë të aksioneve të kompanisë më të madhe ajrore kineze “China Southern Airlines”, për 200 milionë dollarë. Kompania kineze njoftoi të martën se AA ka blerë 2,76 për qind të aksioneve dhe se marrëveshjen duhet ta miratojë trupi rregullator, transmeton KosovaPress.

Dy kompanitë do të zgjerojnë bashkëpunimin komercial, detajet e së cilës duhet të precizohen, por besohet se aty do të përfshihen edhe shitja, ndarja e objekteve të aeroporteve dhe i ashtuquajturi “code-sharing” në sistemin e rezerveimeve të fluturimeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“China Southern Airlines” me seli në Guangxhou, ka mbi 2.000 fluturime në ditë në 224 destinacione në 40 vende të Evropës, Azisë, Amerikës Veriore dhe Afrikë. Vitin e kaluar ka bartur 115 milionë udhëtarë.

AA, selia e së cilës është në Forth Worth në Teksas, ka 6.700 fluturime në ditë dhe fluturon në pothuajse 350 qytete në më shumë se 50 shtete. Ndryshe, parashikohet që Kina në de dekadat e ardhshme të tejkalojë Amerikën Veriore dhe të bëhet tregu më i madh i fluturimeve ajrore në botë.