Botë

Ambasadori ukrainas bën thirrje të votohet rezoluta për ndërprerjen e armiqësisë ruse

Ambasadori i Ukrainës në Kombet e Bashkuara, Sergiy Kyslytsya, i ka bërë thirrje Asamblesë së Përgjithshme që të votojë pro rezolutës që kërkon ndërprerje të menjëhershme të armiqësive nga Federata Ruse, raporton të mërkurën CNN-i.

Rezoluta është nënshkruar nga disa shtete anëtare, përfshirë edhe SHBA-në.

Rezoluta po ashtu dënon pasojat humanitare nga pushtimi rus dhe ripohon përkushtimin ndaj sovranitetit të Ukrainës dhe kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.

Të enjten bëhet 1 muaj nga nisja pushtimit, ka thënë Kyslytsya, një muaj që kur jetët e ukrainasve u ndanë “në dy pjesë” – një e kaluar paqësore dhe tani një plot me “luftë, vuajtje, vdekje dhe shkatërrim”, i ka thënë ai Asamblesë së Përgjithshme në takimin emergjent të KB-së.

“Mijëra ukrainas kanë vdekur dhe kanë vdekur sepse Rusia vendosi ta sulmojë Ukrainën, ta sulmojë paqen, të na sulmojë të gjithëve”, ka shtuar ambasadori.

Të paktën 902 civilë janë vrarë dhe 1.459 janë lënduar nga lufta në Ukrainë.