Ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia, ka thënë të martën se 600 mijë persona, përfshirë 119 mijë fëmijë janë evakuuar për në Rusi nga Ukraina, një shifër dukshëm më e lartë sesa 350 mijë sa i ka paraqitur OKB-ja, raporton agjencia AP.
Nebenzia, duke folur gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Ne] York, ka thënë se qytetarët që janë zhvendosur për në Rusi kanë dashur vetë të shkojnë atje.
“Unë vetëm dua të them, vetëm nga Mariupoli në drejtim të lindjes pa asnjë participim nga pala ukrainase kemi arritur të shpëtojmë 125 mijë qytetarë. Në total, që nga fillimi i operacionit special ushtarak afro 600 mijë persona janë evakuuar për në Rusi, përfshirë 119 mijë fëmijë dhe nuk po flasim për një lloj rrëmbimi siç duan ta paraqesin partnerët tanë perëndimorë. Ishte vendim vullnetar nga këta njerëz siç është dëshmuar nga shumë video që janë të qasshme edhe në rrjete sociale”, ka thënë Nebenzia.
Ai ka shtuar se Rusia ka ardhur në Ukrainë për ta “shpëtuar atë nga nazizmi”.
“Ne erdhëm te ju, te Ukraina, jo për të pushtuar tokë. Erdhëm për të sjellë paqen e shumëpritur në tokën e zhytur me gjak të Donbasit. Jo një armëpushim, por një paqe afatgjate të vërtetë. Për të bërë këtë duhet të largojmë tumorin malinj siç është nazizmi që po e konsumon Ukrainën dhe me kohë do të fillojë ta konsumojë edhe Rusinë. Dhe ne do të arrijmë synimin tonë. Shpresoj më herët sesa më vonë”, ka thënë Nebenzia.
-
Ukraina pretendon se 2.5 milionë njerëz janë larguar dhunshëm nga vendi
-
Zelensky: Më shumë se 200.000 fëmijë janë dërguar nga Ukraina në Rusi
-
Mbi 1.4 milionë ukrainas janë deportuar në Rusi
-
Rreth 12 mijë njerëz janë evakuuar nga Ukraina në Rusi për 24 orë
-
Mbi 1 milion njerëz janë “evakuuar” nga Ukraina në Rusi