Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ambasadori kinez paralajmëron Britaninë rreth “ndërhyrjeve”

Kina ka paralajmëruar Britaninë që të mos ndërhyjë në Hong Kong pas vendosjes së Ligjit të Ri të Sigurisë, ndërkohë që një aktivist pro-demokraci bëri lutje për përkrahje ndërkombëtare.

Ambasadori Liu Xiaoming tha se oferta e Britanisë që t’i japë shtetësi 3 milionë banorëve të Hong Kongut ishte një “ndërhyrje e ashpër’.

Oferta nga Britania erdh pasi që Pekini aprovoi ligjin e ri kontrovers, shkruan BBC.

Kundërshtarët thonë se ky ligj i jep fund gjysmë-autonomisë që ka ky rajon, transmeton KOHA.

Aktivisti Joshua Wong më herët kishte bërë lutje tërë botës për përkrahje, duke kërkuar që të mos i përkulen Pekinit.

Edhe Pekini akuzon dy shtetasë kinezë për spiunazh për Britaninë Botë Pekini akuzon dy shtetasë kinezë për spiunazh për Britaninë

Por ambasadori Liu tha se shpresonte që Britania do të ri mendonte mirë ofertën. “Qeveria e Britanisë vazhdimisht bën komente të papërgjegjshme mbi çështjet e Hong Kongut” i tha ai reporterëve.

Britania ka argumentuar se Kina ka shkelur marrëveshjen e bërë në vitin 1997, ku Hong Kongut iu dhanë liri të caktuara për 50 vitet e ardhshme, në shkëmbim për kthimin e këtij territori Pekinit.