Votuesit në Austri iu drejtuan qendrave të votimit sot për të hedhur votën e tyre në zgjedhjet presidenciale të vendit, raporton agjencia AP.
Presidenti Alexander Van der Bellen, 78 vjeç, po kërkon një mandat të dytë pas gjashtë vjetëve të para në të cilat një sërë krizash të brendshme politike i kanë dhënë kreut të shtetit prani jashtëzakonisht të madhe dhe rol të fuqishëm që normalisht është kryesisht ceremonial.
Gati 6.4 milionë austriakë në shtetin alpin kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e së dielës. Sondazhet kanë treguar një epërsi të madhe për Van der Bellenin, i cili ka mbështetjen e nënkuptuar ose eksplicite të partive kryesore të Austrisë. Çështja kryesore është nëse ai do të fitojë menjëherë në raundin e parë apo nëse balotazhi do të jetë i nevojshëm kundër kandidatit të vendit të dytë më 6 nëntor.
-
Reuters: Vuçiqi synon postin e kryeministrit dhe vendosjen e një aleati të tij në postin e presidentit
-
Vuçiq: Janë ditët e fundit të miat si president i Serbisë
-
Zvicra voton sot në referendumin për kufizimin e popullsisë në 10 milionë
-
Zviceranët votojnë për ose kundër kufizimit të popullsisë në 10 milionë
-
Kurti takohet me kancelarin austriak, thekson përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së