Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kandidati i së djathtës ekstreme në Austri kritikon BE-në për Rusinë

Walter Rosenkranz, kandidat i krahut të djathtë ekstrem në zgjedhjet presidenciale të Austrisë, ka mbajtur tubimin e fundit të fushatës para zgjedhjeve të së dielës. Përveç fjalimeve kundër migracionit, ai ka kritikuar Bashkimin Evropian dhe qeverinë austriake që përkrahën sanksionet kundër Rusisë.

Ai ka thënë se do ta shkarkonte qeverinë nëse nuk do të ndalte krizën ekonomike, që sipas tij, është shkaktuar nga sanksionet kundër Rusisë. Mirëpo gjasat që ai të fitojë në këto zgjedhje janë shumë të ulëta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sondazhet në Austri kanë treguar për fitoren e presidentit aktual, Alexander Van der Bellen. Sipas sondazheve, ai do të fitojë nga 56 deri në 59 për qind të votave për postin ceremonial në Austri.

Për shkak të avantazhit shumë të madh, ai ka refuzuar pjesëmarrjen në të gjitha debatet televizive. Në vend të tubimeve të mëdha zgjedhore, der Bellen ka organizuar tubime të vogla siç ishin vizitat nëpër shkolla dhe qytete të vogla austriake.