Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, e ka uruar presidenten Vjosa Osmani me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë.
Presidenca ka njoftuar se në mesazhin e tij, presidenti austriak ka folur mbi lidhjet e forta mes dy vendeve.
“Në mesazhin e tij, Presidenti Van der Bellen ka theksuar lidhjet e forta që bashkojnë Austrinë dhe Kosovën, duke vënë në dukje se të dy vendet ndajnë vlera të përbashkëta evropiane dhe qëndrime të ngjashme mbi shumë çështje”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se Va nder Bellen ka rikujtuar mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për Kosovën dhe ka siguruar se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe më tej në rrugën evropiane të Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Rubio premton bashkëpunim më të fortë me Kosovën në të ardhmen. Macron përmend dialogun
-
Erdogani uron Kosovën: Do ta vazhdojmë mbështetjen për ruajtjen e sovranitetit
-
Liderët botërorë urojnë 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
-
Presidenti italian uron 18-vjetorin e Pavarësisë: Mbështesim rrugëtimin e Kosovës për në BE
-
Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë