Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Aleati i Donald Trumpit akuzohet për shpërfillje të Kongresit

Steve Bannon, një aleat i vjetër i ish-presidentit Donald Trump, u padit të premten për dy akuza, për shpërfillje të Kongresit pasi ai sfidoi një thirrje nga komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve, që hetonte kryengritjen në Kongresin e SHBA-së.

Departamenti i Drejtësisë ka thënë se Bannon, 67 vjeç, u padit për njërën akuzë për refuzimin e paraqitjes për depozitim dhe tjetrën për refuzimin e dhënies së dokumenteve në përgjigje të thirrjes së komitetit. Megjithatë, nuk ishte menjëherë e qartë se kur do të dilte në gjykatë.

Aktakuza vjen pasi një dëshmitar i dytë, ish-shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, kundërshtoi një thirrje të ngjashme nga komiteti të premten. Kryetari i panelit, përfaqësuesi i Mississippi Bennie Thompson, ka thënë se ai do të rekomandojë akuza për shpërfillje kundër Meadoës javën e ardhshme.

Kjo nuk është hera e parë që Bannon përballet me rrezik ligjor. Në gusht të vitit të kaluar, ai u tërhoq nga një jaht luksoz dhe u arrestua me akuzat se ai dhe tre bashkëpunëtorët e tij grabitën donatorët duke u përpjekur të financonin një mur në kufirin jugor. Trump më vonë fali Bannonin në orët e fundit të presidencës së tij.