Kina po shqyrton dërgimin e dronëve dhe municioneve në Rusi për luftën në Ukrainë, thanë zyrtarët amerikanë, duke cituar inteligjencën. Nuk duket se Pekini ka marrë vendim përfundimtar dhe nuk ka prova që të jetë dërguar ndonjë armë, sipas tyre.
Megjithatë, negociatat midis Rusisë dhe Kinës për çmimin dhe armët janë në vazhdim, raporton CNN. Ky lajm vjen në një kohë kur ushtria ruse po shteron me shpejtësi rezervat e municionit.
Rusia ka kërkuar në mënyrë të përsëritur dronë dhe municione nga Kina dhe udhëheqësit kinezë kanë debatuar në mënyrë aktive gjatë muajve të fundit nëse duhet të dërgojë ose jo ndihmë thelbësore për Rusinë, sipas SHBA-së.
Zyrtarët e inteligjencës amerikane besojnë se Kina aktualisht po favorizon opsionin për të ndihmuar Rusinë, pavarësisht se dje bëri thirrje për bisedime paqeje dhe u bëri thirrje palëve t'i japin fund sulmeve ndaj civilëve.
Burimet amerikane thonë se furnizimi me dronë dhe municione ka të ngjarë të jetë për armë të vogla, si pistoleta, sesa për artileri më të mëdha.
Ndihma që po shqyrtohet përbëhet nga municione 122 milimetra dhe 152 milimetra, të cilat Rusisë i mungojnë gjithnjë e më shumë pasi ajo bën luftë kryesisht me artileri.
Edhe
SHBA: Kina po rrit shitjet e pajisjeve që Rusia përdor për të prodhuar armë
“Kina ka kapacitetin për të ndryshuar rrjedhën e luftës”, thotë një zyrtar i lartë i administratës amerikane.
Nëse Kina do të fillonte dërgimin e armëve në Rusi, do të ishte hera e parë që Pekini ofron ndihmë ushtarake në luftë, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura nga SHBA-ja.
SHBA-ja ka thënë se nëse Kina vendos ta ndihmojë Rusinë, “ne do të përgjigjemi ashpër”.