Shoferi i veturës që goditi një turmë të njerëzve në Brownsville të Teksasit, duke shkaktuar vdekjen e tetë prej tyre, është akuzuar për vrasje, raporton BBC.
Policia e ka identifikuar shoferin si George Alvarez (34), që ka një të kaluar kriminale.
Hetuesit ende nuk e kanë përcaktuar nëse ishte i qëllimshëm apo aksidental rasti i të dielës.
12 persona tjerë janë lënduar, ndërsa disa prej tyre janë në gjendje kritike.
Në konferencë për media të hënën, shefi i Policisë së Brownsvillet, Felix Sauceda, tha se Alvarez u fut në dritë të kuqe dhe humbi kontrollin e veturës, duke goditur 18 persona të paktën.
Grupi ishte në një pritore të autobusëve afër një vendi ku qëndrojnë personat e pastrehë dhe migrantët.
Edhe
Dy të vdekur pasi një veturë goditi turmën në Leipzig
Alvarez raportohet se kishte tentuar të ikte nga vendi i ngjarjes, por u ndalua nga njerëzit që ishin prezent.
Pos tetë akuzave për vrasje, Alvarez akuzohet edhe për 10 pika të sulmit me një armë vrasëse.
Saucedo ka thënë se disa prej viktimave janë shtetas të Venezuelës.
-
Dy të vdekur në Leipzig, pasi një person u përplas me veturë në turmën e njerëzve
-
Katër të vdekur gjatë përndjekjes policore të një veture në Florida
-
Një 5-vjeçare në mesin e të vdekurve në Kanada, ngrihen tetë akuza ndaj të dyshuarit
-
Policia po heton nëse shpërthimi pranë Hotelit Trump ka lidhje me sulmin në New Orleans