Aktori i talentuar ukrainas dhe prezantues televiziv, Pasha Lee, është vrarë në luftime pasi forcat ruse kanë bombarduar qytetin Irpin jashtë kryeqytetit.
33-vjeçari Lee, ishte regjistruar në forcën e mbrojtjes territoriale të Ukrainës në ditët e para të luftës.
Banor i Irpinit, ai u shfaq në disa filma dhe zëri i tij ishte në filmat në versionin ukrainas “The Lion King” dhe “The Hobbit”.
Ai është një ndër figurat publike të vrara gjatë pushtimit rus, raporton BBC.
Pavlo Li, siç njihet aktori zyrtarisht, u lind në Krime dhe vonë filloi prezantimin në një shfaqje ukrainase.
Në postimin e fundit në Instagram ai publikoi një foto me një kolege dhe një mesazh që thoshte “ne do të jemi mirë dhe gjithçka do të jetë Ukrainë”.