Gratë e mbledhura në kryeqytetin e Meksikës për të shpalosur versionin e ri të një shtatore të njohur si “Rrethrrotullimi e grave që luftojnë”. Aktivistet e të drejtave të grave kanë zënë rrethrrotullimin në bulevardin e famshëm “Paseo de la Reforma” që nga shtatori i vitit të kaluar.
Në vendin ku dikur qëndronte shtatorja e Kristofor Kolombos, kanë vendosur figurën e një vajze me grushtin e ngritur. Shtatorja u vendos në shenjë nderimi për gratë që kërkojnë drejtësi për viktimat e femicidit të Meksikës. Një version i ri i shtatores është shpalosur të shtunën, por kësaj here i prodhuar nga metali.
Gratë e Meksikës po përballen me ngritje të dhunës në familje. Të dhënat dhe ekspertët tregojnë se është përshkallëzuar edhe më shumë dhuna vrastare ndaj grave në kohën e izolimit nga pandemia.
-
Gratë protestojnë pas ngritjes alarmante të dhunës në Meksikë
-
Tensione në Meksikë gjatë protestës së grave kundër Obradorit
-
Gjeti eshtrat e njërit djalë, vazhdon ta kërkojë tjetrin - lufta e meksikaneve për t’i gjetur fëmijët
-
Mijëra protestues kundër qeverisë në Meksikë, 120 të plagosur
-
Presidentja e Meksikës do të ngrejë padi ndaj burrit që e ngacmoi në rrugë