Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Aksidenti tragjik në Indi, 45 të vdekur e 20 të plagosur

Një aksident tragjik dhe me pasoja të shumta në njerëz raportohet nga India.

Mediat më në zë ndërkombëtare kanë shkruar se një autobus u rrokullis në lagjen Jagtial të Telangana të shtetit indian, këtë të martë, duke lënë 45 të vdekur dhe 20 të plagosur, ndërsa bilanci në viktima edhe mund të rritet.

Autobusi mbante më tepër se 60 pasagjerë dhe ka humbur kontrollin. Gjithçka mendohet se ka ndodhur prej shpejtësisë me të cilën po ecte shoferi. Në mesin e të vdekurve ka 20 gra dhe 7 fëmijë, me një bilanc të frikshëm. Gjendja e të shpëtuarve është kritike.

Kryeministri i këtij regjioni indian Kalvakuntla Chandrashekar Rao tha se ndihet i tronditur nga ngjarja. Ai njoftoi se shteti do të mbulojë shpenzimet e varrimeve, që familjarëve t’ju lehtësohet sadopak dhimbja.

Artikuj të ngjashëm