Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Aksident i madh në një autostradë në Kore të Jugut, 5 të vdekur e 37 të lënduar

Një kamion është përplasur me një autobus në autostradë në afërsi të Seoulit të enjten, duke shkaktuar një zjarr nga i cili humbën jetën së paku 5 persona dhe u lënduan 37 tjerë, raporton agjencia AP.

Nuk është e qartë se çfarë shkaktoi aksidentin dhe zjarrin dhe se çfarë po barte kamioni.

Agjencia e Zjarrit e Koresë së Jugut në deklaratë ka thënë se tre nga të lënduarit janë në gjendje kritike, ndërsa 34 tjerë janë lënduar më lehtësisht.

Aksidenti ndodhi brenda një tuneli.