Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Agjenti i afërt që iku nga Putini

Si inxhinier në një njësi në terren të Departamentit të Komunikimeve Presidenciale të Shërbimit Federal të Mbrojtjes, ose FSO, Gleb Karakulov ishte përgjegjës për vendosjen e komunikimeve të sigurta për presidentin dhe kryeministrin rus kudo që shkonin. Ai dezertoi duke i thënë lamtumirë jetës së tij në Rusi

Londër (AP) - Më 14 tetor, inxhinieri rus i quajtur Gleb Karakulov fluturoi nga Kazakistani në Turqi me gruan dhe vajzën e tij. Ai fiku telefonin, i tha lamtumirë jetës së tij në Rusi dhe u përpoq ta qetësonte zemrën që i rrihte shpejt.

Por ky nuk ishte një dezertor i zakonshëm rus. Karakulovi ishte oficer në shërbimin e fshehtë elitar të sigurisë personale të presidentit Vladimir Putin - një nga të paktët rusë që ikën dhe u publikuan që kanë gradë, si dhe njohuri për detaje intime të jetës së Putinit dhe informacione potencialisht të klasifikuara.

Karakulovi, i cili ishte përgjegjës për komunikimet e sigurta, tha se kundërshtimi moral ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe frika e tij për të vdekur atje e shtynë atë të fliste, pavarësisht rreziqeve për veten dhe familjen e tij. Ai tha se shpresonte të frymëzonte rusët e tjerë që të flisnin gjithashtu.

“Presidenti ynë është bërë kriminel lufte”, tha ai. “Është koha për t'i dhënë fund kësaj lufte dhe të mos heshtni”.

Rrëfimi i Karakulovit në përgjithësi përputhet me të tjerët që e përshkruajnë presidentin rus si një lider dikur karizmatik, por gjithnjë e më të izoluar, i cili nuk përdor celular ose internet dhe këmbëngul për qasje në televizionin shtetëror rus kudo që shkon. Ai ofroi gjithashtu detaje të reja se si paranoja e Putinit duket se është thelluar që nga vendimi i tij për ta pushtuar Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Putini tani preferon të shmangë aeroplanët dhe të udhëtojë me një tren special të blinduar, tha ai, dhe porositi një bunker në Ambasadën ruse në Kazakistan të pajisur me një linjë të sigurt komunikimi në tetor - hera e parë që Karakulovi kishte paraqitur një kërkesë të tillë.

Edhe Trumpi ndërroi aeroplanin presidencial në mes të udhëtimit pas paralajmërimit të Shërbimit Sekret Botë 22 o. më parë Trumpi ndërroi aeroplanin presidencial në mes të udhëtimit pas paralajmërimit të Shërbimit Sekret

Së bashku me informacionin për Putinin, dëshmia e Karakulovit ofron një pamje intime të vendimit të një burri për të dezertuar – pa i thënë nënës së tij, për të cilën ai tha se mbetet një mbështetëse e fortë e Putinit. Ai ngre pyetje kritike rreth asaj se sa i thellë është pranimi i luftës nga publiku rus dhe se si kundërshtarët e Putinit në Perëndim dhe më gjerë mund të përdorin çdo opozitë të heshtur.

Ndërsa nuk foli drejtpërdrejt për rastin e tij, një zyrtar me përvojë sigurie nga një vend i NATO-s tha se një dezertim si ai i Karakulovit "ka një nivel shumë të madh interesi".

“Kjo do të shihej si një goditje shumë serioze për vetë presidentin, sepse ai është jashtëzakonisht i interesuar për sigurinë e tij, dhe siguria e tij është e rrezikuar”, tha ai.

Putini ka thjesht frikë

Si inxhinier në një njësi në terren të Departamentit të Komunikimeve Presidenciale të Shërbimit Federal të Mbrojtjes, ose FSO, Karakulovi ishte përgjegjës për vendosjen e komunikimeve të sigurta për presidentin dhe kryeministrin rus kudo që shkonin. Ndërsa ai nuk ishte një i besuar i Putinit, Karakulovi kaloi vite në shërbimin e tij, duke e vëzhguar atë nga afërsi të pazakonshme nga viti 2009 deri në fund të vitit 2022.

AP-ja konfirmoi se Karakulovi është i listuar si një person i kërkuar në bazën e të dhënave publike të Ministrisë së Brendshme ruse të të dyshuarve për krime. Ministria nisi një hetim penal kundër Karakulovit më 26 tetor për dezertim gjatë një kohe të mobilizimit ushtarak, sipas dokumenteve të marra nga Qendra e Dosjes dhe të parë nga AP-ja.

FSO-ja është një nga degët më sekrete të shërbimeve ruse të sigurisë.

Puna e Karakulovit e solli atë në hotele luksoze për samite, resorte plazhi në Kubë, jahte - dhe në një tren special të blinduar të pajisur për presidentin rus.

Putini filloi të përdorte rregullisht trenin në prag të pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, tha Karakulovi.

Image

“Tradhtari” i familjes

Dezertimi i Karakulovit ishte një kthesë befasuese për një familje të zhytur në traditën ushtarake patriotike.

I lindur në Dagestan, Karakulovi u rrit për të qenë gati për luftë, duke besuar se ishte detyra e tij e shenjtë të mbronte atdheun e tij. Pas diplomimit nga një akademi ushtarake, ai gjeti rrugën e tij në FSO.

“Të jesh pranë presidentit - dukej shumë bukur”, tha ai.

Babai i Karakulovit është një ish-ushtarak, i cili ndër punë të tjera ka punuar si fotograf profesionist. Vëllai i Karakulovit është një zyrtar i qeverisë lokale, tregojnë të dhënat dhe shërbeu si personazhi kryesor për një projekt rajonal, të mbështetur nga qeveria, kushtuar "patriotizmit qytetar" dhe nderimit të "Heronjve të atdheut".

Puna e Karakulovit e prezantoi atë në një botë përtej familjes së tij. Edhe kur babai dhe vëllai i tij marshonin në parada ushtarake patriotike, dyshimet e tij u thelluan.

“Falë punës sime në FSO, kam parë se si informacioni është shtrembëruar”, tha ai.

Pushtimi rus i Ukrainës ishte një pikë thyerjeje, tha ai. Ai i tha gruas së tij se donte të ikte. Ai nuk donte që vajzës së tyre të vogël t'i “shpëlahej truri” në shkollë, ku fëmijët bënin përshëndetje patriotike dhe u flitej për bomba.

“Kjo nuk është e ardhmja që doja për fëmijën tim”, tha ai.

Edhe I mbijetoi për vite represionit politik në Rusi, deri kur në derë i trokitën burrat e maskuar Botë 2 d. më parë I mbijetoi për vite represionit politik në Rusi, deri kur në derë i trokitën burrat e maskuar

Me lëvizjen e mobilizimit të Rusisë në shtator, Karakulovi kuptoi se nëse ai e linte punën e tij, ai kishte të ngjarë të thirrej në një luftë që nuk donte ta luftonte. Por edhe nëse do të qëndronte, ai mund të dërgohej në front.

Ai mësoi se disa nga kolegët e tij ishin dërguar në Ukrainë dhe ishin vrarë. Ai pa foto të ekuipazheve të FSO-së të shkatërruara nga raketat ukrainase, me dhjetëra të vrarë.

Ai ishte i indinjuar që askush në Rusi nuk i pranoi ato vdekje.

Karakulovi tha se nuk mund t'u tregonte as prindërve të tij për zhgënjimin e tij, sepse mendjet e tyre ishin formuar nga vite të tëra duke parë televizionin shtetëror rus.

Ai kurrë nuk u tha atyre se do të largohej.

Ai tha se e di se shumë njerëz do ta akuzojnë atë për jopatriot, por ai nuk është dakord.

“Patriotizëm është kur e do vendin tënd”, tha ai.

Ai nuk është i vetmi

E ardhmja për Karakulovin - dhe këdo që mund të guxojë të ndjekë gjurmët e tij - nuk është aspak e qartë. Ai nuk ishte i vetmi që donte të ikte.

Abbas Gallyamov, një analist politik rus që tani jeton në Izrael, i cili ishte shkrimtar i fjalimeve për Putinin nga viti 2000 në 2001 dhe përsëri nga viti 2008 në 2010, tha se ai beson se shumica e elitave ruse e kundërshtojnë fshehurazi luftën e Putinit. Ai shtoi se nëse Perëndimi do t'u kishte ofruar atyre një strategji ikjeje në vend të sanksioneve, mund të ishin larguar më shumë.

Gallyamovi, ashtu si Karakulovi, është në listën e të kërkuarve të Ministrisë së Brendshme të Rusisë. Ai tha se një largim si ai i Karakulovit është një goditje e veçantë, sepse FSO-ja është si një "elitë mbretërore" mbi strukturat e tjera ushtarake dhe të sigurisë në Rusi, e ngarkuar me mbrojtjen e asetit më të çmuar të shtetit: vetë Putinin.

Tatiana Stanovaya, një anëtare e lartë në Carnegie Endowment for International Peace, tha se opinioni publik rus rreth luftës është i ndarë, por ka pak hapësirë për mospajtimin publik, veçanërisht për njerëzit që punojnë brenda sistemit.

"Rregulli është që elita t'i përmbahet Putinit", tha ajo.

Ata që largohen nga Rusia shpesh paguajnë çmimin për të mbajtur ndërgjegjen e tyre të pastër.

Boris Bondarevi, një diplomat rus me karrierë në Gjenevë, dha dorëheqjen në maj dhe denoncoi luftën.

Duke folur nga një vend i pazbuluar në Zvicër, Bondarevi i tha AP-së se ai po jeton si refugjat politik me një pagesë qeveritare, me kufizimet e sigurisë që do të preferonte t'i linte "qëllimisht të paqarta". Ai nuk mund të gjejë punë dhe i është dashur të lëvizë disa herë, si për arsye financiare ashtu edhe për sigurinë. Ai nuk mund të udhëtojë lirshëm – as për të takuar ndonjë gazetar për një filxhan kafeje në qytet.

Ai tha se ka shumë rusë që e kundërshtojnë në heshtje luftën, por nuk guxojnë të flasin, nga frika se mos humbasin mjetet e jetesës.

Bondarevi tha se ai ndonjëherë ka mendime të dyta kur sheh foto të njerëzve që hanë jashtë në restorante të këndshme në Moskë, duke jetuar atë lloj jete të mirë që nuk mund ta përballojë më.

Edhe Ministri i shkarkuar nga Zelensky flet për tensionet mes tij dhe komandantit të përgjithshëm të ushtrisë Botë 1 j. më parë Ministri i shkarkuar nga Zelensky flet për tensionet mes tij dhe komandantit të përgjithshëm të ushtrisë

Por pastaj kujton çmimin: shpëlarje truri, propagandë, hipokrizi.

Përktheu: Forca Jashari