Agjencia Evropiane e Barnave ka deklaruar se intervali maksimal prej 42-ditësh mes dozës së parë dhe të dytë të vaksinës së Pfizerit-BioNTech, duhet të respektohet për të pasur efektshmëri të plotë.
Agjencia ka bërë me dije se dëshmitë e efikasitetit bazohen në një studim ku administrimi ishte bërë nga 19 deri në 42 ditë me diferencë. Ajo ka theksuar se mbrojtja e plotë vjen shtatë ditë pas përforcuesit, raporton Reuters.
Dy kompanitë që shpikën vaksinën anti-Covid kanë deklaruar gjithashtu se efektshmëria e vaksinës arrihet në rast se respektohet periudha e caktuar e përdorimit.
Artikuj të ngjashëm
-
Disa persona duhet të presin më shumë para se ta marrin dozën e dytë për COVID-19
-
Italia miraton vaksinimin e fëmijëve 5-11 vjeç
-
Vaksina Pfizer, 100% efikase te adoleshentët pas katër muajve
-
Fëmijëve u rekomandohet shtyrja e vaksinimit 12 javë pas infektimit
-
Çfarë duhet ditur rreth vaksinave anti-COVID te fëmijët