Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Agjencia e Mbrojtjes Civile ul numrin e viktimave të tërmetit në Meksikë

Agjencia shtetërore meksikane e Mbrojtjes Civile, gjatë ditës së sotme ka dhënë shifra të ndryshme për numrin e të vdekurve në vend si pasojë e tërmetit të djeshëm shkatërruar prej 7.1 ballësh.

Në njoftimin e parafundit, sipas agjencisë së lajmeve Reuters, u tha se numri i viktimave ka shkuar në 248, mirëpo pas pak minutash e ka ndryshuar këtë shifër, duke e ulur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në njoftimin e fundit, gjithnjë sipas Reutersit, kjo Agjenci ka thënë se të vdekur nga ky tërmet, aktualisht janë të regjistruar 216 persona, transmeton Koha.net.

Sipas agjencive tjera të lajmeve, thuhet si pasojë e tërmetit është shembur një shkollë, nga ky të vdekur kanë mbetur së paku 20 nxënës e dhjetëra të tjerë llogariten të zhdukur.