Rritet bilanci i viktimave të termetit të së martes në Meksikë. Sipas të dhënave të publikuar mbremjen e së mërkurës, mësohet se bilanci ka arritur të paktën 250 persona. Zona më e goditur është kryeqyteti Meksiko, ku kanë humbur jetën 115 persona.
Kreu i mbrojtjes civile, Luis Felipe Puente, ka nënvizuar se ‘sipas përllogaritjeve përfundimtarë numri I ndërtesave të dëmtuara varion nga 200-500 mijë”. Ndërkohë edhe gjatë orëve të fundit vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit të personave që mund të jenë akoma gjallë nën rrënojat e ndërtesave të shembura nga tërmeti 7.1 ballësh.
ishte tërmeti i dytë brenda pak ditësh që ka dridhur Meksikën.
Artikuj të ngjashëm