Një burrë nga Kansas City, i cili ishte i burgosur për më shumë se 43 vjet lidhur me tri raste të vrasjeve, është liruar të mërkurën, pasi një gjykatës vendosi se ai ishte dënuar në mënyrë të gabuar më 1979.
62-vjeçari Kevin Strickland vazhdimisht kishte pretenduar se nuk kishte të bënte me vrasjet që ndodhën në kohën kur ai ishte 18 vjeç.
Gjykatësi James Welsh nga Missouri ka vendosur për lirimin e tij, pas seancës treditore të rishikimit të dëshmive, të kërkuar nga një prokuror në Jackson County.
Në kërkesën për rishikim, prokurori ka bërë të ditur se dëshmitë e përdorura për dënimin e Stricklandit ishin refuzuar apo hedhur poshtë.
Gjykatësi i rastit ka bërë të ditur se dy nga katër autorët e sulmit të 1979-s që rezultoi me tri vdekjet, kishin konfirmuar se Stricklandi ishte i pafajshëm.
-
Gruaja amerikane lirohet pas 43 vjetëve për vrasjen që nuk e kishte kryer
-
Pas 48 vjetëve në burg, amerikani shpallet i pafajshëm për vrasje
-
Amerikani lirohet 19 vjet pas vrasjes që nuk e kishte kryer
-
U dënua gabimisht për një vrasje dhe qëndroi 18 vjet në burg, lirohet amerikani
-
Qëndroi 28 vjet në burg për një vrasje të cilën nuk e kreu, lirohet amerikani