Botë

Afro 9 vjet burgim shoferit, shkaktoi aksident me fatalitet pas shpërqendrimit nga faqet e të rriturve

Shtetasi i Rumanisë, Ion Onut, është dënuar sot me tetë vjet e dhjetë muaj burgim, pasi ka pranuar fajësinë për tri akuzat ndaj të cilave akuzohet.

Onut disa muaj më parë kishte shkaktuar aksident në autostradë në Britani, duke shkaktuar vdekjen e tre personave, shkruan "Daily Mail". 

Ai duke drejtuar kamionin ishte përplasur për një veture. Në momentin që po drejtonte kamionin ishte shpërqendruar duke shikuar në celular uebfaqe për të rritur.

Në gjykatë janë shfaqur video të aksidentit, ku kamioni i tij që kishte marrë zjarr pas një përplasje fillestare, goditi më pas një veturë.

Çifti David Daglish dhe Elaine Sullivan nga Seahami dhe Paul Mullen nga Washingtoni, vdiqën në vend të ngjarjes.

Onut thuhet se ishte duke shikuar në dy uebfaqe për të rritur dhe kishte shpenzuar 50 funte për t’u angazhuar me përdoruesit, e po përditësonte profilin e tij gjatë periudhës para aksidentit.

Qasja e tij e fundit në këto faqe ishte pak sekonda para aksidentit.

Onut 41-vjeçar nuk kishte frenuar me kohë.

Ai së pari kishte goditur veturën Vauxhall Crossland ku ishin Daglish dhe Sullivan, e më pas u përplas në Toyta Hiluxin e Mullenit, duke e shtyrë drejt një kamioni tjetër, para se të vazhdonte rrugës e të lëndonte edhe tre persona tjerë.

Gjykatësi James Adkin, që ia ka ndaluar Onutit vozitjen për 10 vjet pasi ai të lirohet, ka thënë: “Nuk ishit duke fjetur në timon, që do të ishte mjaftueshëm keq, në fakt ju po shikonit në internet për partnere seksi”.