Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Afrikano-jugori vdes pasi piu një shishe alkool për dy minuta

Një afrikano-jugor e vuri në bast jetën e tij për vetëm 11 euro. Ai vizitoi një dyqan pijesh alkoolike në fshatin Mashamba.

Viktima shkoi atje për të marrë pjesë në një konkurs se kush mund të pinte më shpejt një shishe raki Jagermeister. Fituesi do t’i merrte 200 randë (ekuivalenti i 11 eurove).

Burri, i cili thuhet se është i moshës 25-30 vjeç, ia doli ta pinte shihen për dy minuta, por vdiq më pas, shkruan Daily Mail.

Ai u dërgua në spital pa shenja jete, ndërsa Policia ka nisur hetimin e rastit.