Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Afrika, midis urisë dhe sëmundjes

Të zgjedhësh midis urisë dhe sëmundjes, është një vendim i vështirë. Por, miliona afrikanë janë gjetur para kësaj dileme gjatë dy muajve të fundit, qëkur edhe vendet afrikane u prekën nga virusi që e shkakton sëmundjen COVID-19.

“Ne, edhe ashtu jemi të vdekur. Nga uria, ose nga virusi. Prandaj, Qeveria duhet t’i heqë masat kufizuese dhe t’i rihapë vendet e punës”, thotë Davud Wawe, një qytetar kenian.

Sipas tij, nga sëmundja personat e infektuar mbase edhe do të mund të shërohen dhe t’i shpëtojnë vdekjes, por uria s’ka ilaç. “Ata që s’kanë ç’të hanë, vdekjen e kanë të sigurt”, shton ai.

Ndërkohë, parashikimet se piku i pandemisë së koronavirusit në Afrikë pritet të jetë gjatë muajve korrik, gusht e madje shtator, po rezultojnë të jenë të sakta, shkruan KOHA Ditore.

Ka disa javë qëkur vendet afrikane, sikurse Kenia, por edhe të tjera, kanë raportuar në baza ditore gjithnjë e më shumë raste të të infektuarish me koronavirusin e ri.

Afrika, sikurse pothuajse gjitha bota, është mbërthyer nga sëmundja ndonëse ajo u përhap më vonë dhe nuk e kishte të njëjtën dinamikë të përhapjes sikurse në Evropë, Azi apo Amerikë.

Edhe Punonjësit shëndetësorë në Kongo hyjnë në grevë mes shpërthimit të Ebolës Botë 2 j. më parë Punonjësit shëndetësorë në Kongo hyjnë në grevë mes shpërthimit të Ebolës

COVID-19 në Kenia

Në Kenia, në së paku dy javët e fundit, numri i të infektuarve ka shënuar rritje të ndjeshme, duke u sjellë midis 50 e 100 rasteve të konfirmuara brenda ditës. Ndërsa, këtë mesjavë shifra e të infektuarve ka tejkaluar edhe 100-shin. Të mërkurën, në Kenia janë konfirmuar 123 raste të reja brenda 24 orëve. Është kjo shifra më e lartë e të infektuarve qëkur në Kenia u paraqit rasti i parë me këtë sëmundje, më 12 mars. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se rastet janë rezultat i afro 2.300 testeve të kryera brenda ditës. Gjatë mesjavës numri total i të infektuarve ka arritur në 1.471, prej të cilëve tashmë janë shëruar 408 persona, ndërsa kanë vdekur 55.