Pas çdo minute, rreth 11 njerëz vdesin në tërë botën për shkak të urisë, njofton organizata Oxfam. Siç bën të ditur AP, gjashtë herë më tepër njerëz janë të uritur në botë, se vitin e kaluar. Oxfam, përmes raportit “Virusi i urisë po rritet”, bëri të ditur se gjatë 2020-s, më shumë njerëz kanë vdekur nga uria sesa nga COVID-19, derisa shtatë njerëz vdesin në një minutë nga koronavirusi.
Udhëheqësi i kësaj organizate, Abby Maxman, ka deklaruar se statistikat janë të frikshme, mirëpo “duhet pasur parasysh se ata njerëz vuajnë dhe vdekja nga uria është më e madhe”.
155 milion njerëz në të gjithë botën tani jetojnë në nivele krize të pasigurisë së ushqimit ose më keq - rreth 20 milionë më shumë se vitin e kaluar. Rreth dy të tretat e tyre përballen me uri sepse vendi i tyre është në konflikt ushtarak.
"Sot, një konflikt i pandërprerë në krye me pasojat ekonomike nga COVID-19 dhe kriza klimatike e përkeqësuar, ka shtyrë më shumë se 520,000 njerëz në prag të urisë," shtoi Maxman. "Në vend që të luftojnë pandeminë, palët kundërshtare luftuan me njëra-tjetrën, shumë shpesh duke dhënë goditjen e fundit për miliona tashmë të goditur nga katastrofat e motit dhe goditjet ekonomike".
-
Një person vdes nga uria çdo katër sekonda
-
Lufta ndaj Iranit do të çojë 45 milionë njerëz në uri akute deri në qershor, thotë OKB-ja
-
10 palestinezë vdiqën nga uria në 24 orët e fundit në Gaza
-
Kriza globale e ujit e vë në rrezik gjysmën e prodhimit ushqimor
-
Banka Botërore alarmon për katastrofë urie në Rripin e Gazës