Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

AFP: Gjenden pjesë të aeroplanit në det

Aeroplani i ushtrisë së Mianmarit me 116 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit është zhdukur nga radari, ndërkohë që agjencia e lajmeve France press raporton se pjesë të aeroplanit janë gjendur në det.

Besohet se në aeroplan ndodhen anëtarët e familjeve të ushtarëve, si dhe shumë fëmijë.

Komunikimi me fluturaken ka humbur në orët e pasdites sipas kohës lokale.

“Mendojmë se bëhet fjalë për një problem teknik, koha këtu është e mirë”, tha një burim i paemëruar.

Burime anonime thanë se në aeroplan ndodheshin 105 udhëtarë dhe 11 anëtarë të ekuipazhit.

Edhe Zhduket aeroplani ushtarak me 116 persona në bord Botë Zhduket aeroplani ushtarak me 116 persona në bord

Në Mianmar aktualisht është sezoni i monsumeve, por nuk kishte raportime për mot të lig në momentin kur aeroplani ishte zhdukur.

Aeroplani është prodhuar në Kinë dhe një model të tillë shpesh e përdor ushtria e Mianmarit për transportimin e ngarkesave.