Një tjetër protestë të dielën është mbajtur në Afganistan. Qindra afganë kanë dalë në rrugët e Kabulit për t’i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta njohë Qeverinë e talebanëve.
Ata kanë thënë se qeveria aktuale duhet të pranohet nga bota, sepse është qeveri e afganëve. Talebanët morën kontrollin e shtetit pas largimit të Shteteve të Bashkuara. Ata detyruan dorëheqjen e qeverisë që përkrahej nga Perëndimi. Deri më tani asnjë shtet nuk ka njohur regjimin e ri shkaku i të kaluarës së talebanëve.
Para 20 vjetësh, talebanët kontrollonin Afganistanin dhe kishin ndaluar arsimimin e grave dhe vajzave. Obligoi mbajtjen e mjekrës për burrat dhe pjesëmarrjen në lutje. Gjithashtu, ndaluan ngjarjet sportive dhe ekzekutuan njerëzit në hapësirat publike. Mirëpo, Qeveria aktuale e talebanëve ka insistuar se do të qeverisë ndryshe, përfshirë lejimin e arsimimit për gratë dhe i ka bërë thirrje Perëndimit që të ofrojë ndihmë financiare shkaku i krizës humanitare.
-
Nga “dita e fitores” te kufizimet ndaj grave - pesë vjet nga rikthimi i talebanëve në pushtet
-
Gratë afgane protestojnë kundër njohjes ndërkombëtare të qeverisë talebane
-
Afganistani nën sundimin e talebanëve është vendi më represiv për gratë
-
Afganistani, jo shtet por kafaz për gratë
-
Gratë në sundimin taleban: “Të padobishme e të pafuqishme”