Mes refugjatëve ka edhe të sapoardhur. Ghulam Eshan Sharifi, mikrobiolog, ka ardhur më 14 nëntor me gruan dhe dy fëmijët e tij pas 23 ditëve në Qatar. Ai ishte i lehtësuar, por i brengosur për dy vajzat e tij të mëdha në Kabul, të cilat mbanin punë në Qeveri para se talebanët të ktheheshin.
Ish-përkthyesi i ushtrisë amerikane e konsideron veten me fat si një afgan arriti të kalojë nëpër turma të furishme jashtë aeroportit të Kabulit për të hipur në një aeroplan evakuimi ushtarak jashtë vendi, me pak më shumë gjëra se rrobat e trupit.
Esrar Ahmad Saber tani pret, bashkë me 11,000 afganë të tjerë, nga baza e sigurt në qendrën e New Jersey në Amerikë, teksa shqetësohet për anëtarët e familjes të lënë pas dhe duke duruar proceset e zgjatura të rivendosjes. Saber ka qenë në Joint Base McGuire-Dix-Lakehurst në qendër të New Jersy që nga 26 gushti pothuajse sikur të gjithë të tjerët që janë sistemuar në një nga tre “fshatrat” të vendosur për refugjatët.
“Dëshirojnë të shkojnë në shtëpitë e tyre të reja dhe të nisin jetën e re”, ka thënë 29-vjeçari. “Janë shumë të lumtur për këtë. Por, çështja është te proceset që janë shumë të ngadalshme”.
Procesi i ngadaltë

Ritmi i ngadaltë është bërë një karakteristikë dalluese e Operation Allies Welcome, një nga përpjekjet më të mëdha të SHBA-së nëpër dekada për rivendosjen e refugjatëve. Edhe pse ende ka afganë që vijnë, mijëra prej tyre mbesin në harresë, në ankth për të ardhmen e tyre, ndërkohë që ndjekin me frikë lajmet e hakmarrjeve të talebanëve dhe kolapsit ekonomik në vendlindjen e tyre.
Operation Allies Welcome, ka arritur një moment historik këtë javë pasi numri i të zhvendosurve në komunitet amerikane – 37,000 tejkaloi 35,000 në gjashtë baza mbarë vendin. Megjithatë, njerëzit që janë përfshirë më përpjekje e pranojnë se kjo ka qenë një sfidë për një sërë arsyesh, përfshirë mungesën e strehimit të përballueshëm, shkurtimet në programet e refugjatëve nën administrimin e Trump, si dhe numrin e madh të refugjatëve.
“Ka qenë shokuese për sistemimin, ngase nuk kemi pasur kaq shumë njerëz që arrijnë në të njëjtën kohë në një periudhë shumë të gjatë”, ka thënë Erol Kekic, nënkryetar i lartë me Shërbimin Botëror të Kishës, një nga nëntë agjencitë për zhvendosjet kombëtare që punon me Qeverinë në atë që njihet zyrtarisht si Operation Allies Welcome.
Organizatat e zhvendosjes dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare, si dhe agjencia kryesore federale në përpjekje janë duke punuar drejt një qëllimi që të gjithë të largohen nga bazat deri më 15 shkurt. Qendra e New Jersey tani është nikoqire e numrit më të madh me 14,500, e ndjekur nga Fort McCoy në Wisconsin me 7,500.
Janë edhe 3,200 më shumë në pikat tranzite jashtë shtetit që presin fluturime për në SHBA e disa të tjerë ende po arrijnë të dalin nga Afganistani.
“Ndihem shumë mirë për shanset tona për t’i larguar të gjithë nga baza përpara asaj dite”, ka theksuar Kekic. “Nëse ia dalim mbanë deri më 15 shkurt, mendoj se mbetet të shihet”.
Qeveria javën e kaluar zhvilloi një turne udhërrëfyes për gazetarët e qendrës së New Jersey, ku refugjatët qëndrojnë në ndërtesa me tulla, që më parë ishin përdorur si baraka a tenda.
Atje ka fusha për futboll, për basketboll dhe magazina të mëdha ku refugjatët marrin rroba dhe furnizime të tjera. Po ashtu ka salla mësimi për fëmijët, të cilët e përbëjnë 40% të popullsisë, si dhe mësime për gjuhën dhe trajnime të punës për të rriturit dhe një klinikë mjekësore.
Afganët që qëndrojnë në bazë vazhdojnë proceset e migrimit, si dhe ekzaminimin shëndetësor, vaksinimin, përfshirë edhe atë të COVID-19. Më shumë se 100 bebe kanë lindur në bazë.
Saber, i cili erdhi nga Afganistani vetëm, dhe ka lënë vëllain dhe motrën prapa, ka thënë se refugjatët janë të lumtur, thjesht të etur për të vazhduar përpara. “Është një ëndërr të jesh këtu. Ata vetëm duan të dalin sa më shpejt që është e mundur”.
Me mendje tek atdheu

Mes refugjatëve ka edhe të sapoardhur. Ghulam Eshan Sharifi, mikrobiolog, ka ardhur më 14 nëntor me gruan dhe dy fëmijët e tij pas 23 ditëve në Qatar. Ai ishte i lehtësuar, por i brengosur për dy vajzat e tij të mëdha në Kabul të cilat mbanin punë në Qeveri para se talebanët të ktheheshin.
“Tashmë ato s’kanë punë. Madje as nuk mund të dalin jashtë kështu që padyshim jemi të frikësuar se çka mund t’ju ndodhë vajzave”, ka spikatur Sharifi. “Po shpresojmë që Zoti do ta zgjidhë këtë çështje”.
Ai mban shpresë të vendoset në zonën e Denverit, mirëpo nuk e di se kur a nëse do të ndodhë kjo. “Është vetëm fillimi për ne”, ka shtuar Sharifi.
Shumë refugjatë po e marrin veten prej asaj që për shumicën ishte ikje traumatike prej një vendi që u shemb më shpejt sesa Qeveria e SHBA-së kishte pritur, të paktën publikisht të parashikuar.
“Shumica, për të mos thënë të gjithë, kanë punuar me forcat tona dhe kanë qenë pjesë e përpjekjes së SHBA-së në njëfarë mënyre”, ka vënë në pah koloneli i forcave ajrore, Solejman Rahel, i cili kishte ardhur në Amerikë me familjen e tij si refugjat prej Afganistanit, që kur ishte adoleshent dhe tani punon përkohësisht me refugjatët në bazë. “Pra, është shumë traumatike. Është shumë e vështirë për ta”.
Rahel ka treguar se i çmon sfidat me të cilat të sapoardhurit do të përballën, pasi prindërit e tij u përballën ngjashëm, përfshirë detyrimin për të marrë punë të nivelit më të dobët se sa ajo çka punonin në Afganistan, në mënyrë që të mbështesin familjet e tyre dhe që fëmijët të mund të shkonin në shkollë.
Ai po ashtu e kupton se pse shumë refugjatë dëshirojnë të transferohen në zonat ku janë të vendosura komunitetet afgane- sidomos në Kaliforninë Veriore, në zonën e Uashintonit, D.C dhe në Houston – megjithëse këto kërkesa po sforcojnë përpjekjet e zhvendosjes dhe po shkaktojnë vonesa.
Ndihma e veteranëve
Duke pasur parasysh zgjerimin e kësaj sfide, agjencitë kanë kërkuar ndihmë përtej grupeve që zakonisht punojnë me refugjatët, përfshirë grupet e veteranëve e madje edhe klubet sportive vendase për të sponsorizuar familjet dhe për t’i ndihmuar ato në akomodimin e tyre. Zyrtaret e risistemimit kanë sqaruar se gjithçka do të ishte më e lehtë po të zhvendoseshin në një territor amerikan siç është Guam, i cili është përdorur për qëllime të tilla edhe në të kaluarën, ose të kishin më shumë kohë që të përgatiteshin për ardhjen e tyre.
“Kjo gjë duhej të ishte planifikuar para se ta shpallnin tërheqjen. Apo jo? Pra, në këtë kuptim, po zgjatë më shumë se sa që duhet”, ka thënë Mark Hetfield, presidenti i HIAS, një nga nëntë organizatat e risistemimit. “Por, duke marrë në konsideratë që ata vendosën ta planifikojnë këtë pasi morën vendimin për t’u tërhequr, duke pasur parasysh shterimin e kapaciteteve të programit të refugjatëve të SHBA-së gjatë katër viteve të fundit, asnjëra nga këto nuk është për t’u habitur”.
Teksa refugjatët marrin ndihmesë të përkohshme pasi sistemohen, prej shumicës së tyre pritet të arrijnë pavarësimin. Kjo rezulton të jetë e vështirë kur shumë nga ta nuk e flasin gjuhën angleze mirë, kanë kredenciale akademike që nuk njihen në Amerikë dhe nuk kanë punë dhe histori krediti të duhur.
Saberi ka treguar se shpreson që përvoja e tij si përkthyes ushtarak do ta lejojë atë t’i bashkohet ushtrisë. Së fundmi ai mësoi se do të sistemohet në Phoenix, mirëpo nuk ka ide se kur do të largohet. “Po pres vetëm fluturimin”.
Përktheu: Blerta Haxhiu