Ish-shefi ekzekutiv i ndërmarrjes energjetike të Afrikës së Jugut, Eskom, ka refuzuar të emërojë politikanë të rangut të lartë që dyshohet se janë përfshirë në aktivitete korruptive në firmën shtetërore, të cilat janë pjesërisht përgjegjëse për përkeqësimin e ndërprerjeve të energjisë në vend.
Andre de Ruyter ka dalë përpara një komisioni parlamentar shumëpartiak pas pretendimeve që bëri në një intervistë televizive se politikanët e rangut të lartë të lidhur me partinë në pushtet të Kongresit Kombëtar Afrikan ishin të përfshirë në marrëveshje korruptive në etnitetin shtetëror.
Lëvizja ka rezultuar në largimin e tij të menjëhershëm, pasi ai u detyrua të largohej menjëherë nga Eskom.
Afrika e Jugut po i përjeton ndërprerjet më të këqija të energjisë elektrike në rekord për shkak të prishjeve të shpeshta në termocentralet e vjetruara me qymyr.
Duke u shfaqur virtualisht nga një vend i panjohur, de Ruyter ka thënë se i kishte raportuar këto pretendime në polici dhe te shërbimet e inteligjencës së vendit, porse zbulimi i emrave dhe detajeve të mëtejshme në parlament mund të rrezikojë hetimet në vazhdim.
-
Ish-ministri ukrainas arrestohet për korrupsion teksa po largohej nga vendi
-
Hungaria i kërkon BE-së të ndalë paratë për Ukrainën
-
Skema e ryshfetit - Zelensky zotohet “ta pastrojë” sektorin e energjisë
-
Zelensky shkarkon ministrat e akuzuar për përfshirje në skemën e ryshfetit
-
Hetimet për korrupsion - Qeveria ukrainase suspendon nga puna ministrin e Drejtësisë