Duke protestuar rrugëve të vendit, rusët kanë shprehur zemërimin e tyre lidhur me inaugurimin e ri të presidentit Vladimir Putin.
Policia ka arrestuar më shumë se 1 mijë e 600 protestues, në 20 qytete, duke përfshirë edhe organizuesin e protestës, Alexei Navalny, armikun më të madh të Putinit.
Ai u tërhoq nga këmbët dhe duart në sheshin Pushkin, ku po zhvillohej protesta pa lejen e autoriteteve, raportojnë mediat ndërkombëtare, transmeton ksp.
Protestuesit brohorisnin “Putin është hajn”, dhe “Rusia do të jetë e lirë”.
Putin pritet të betohet për mandatin gjashtë vjeçar të hënën, pasi fitoi zgjedhjet në muajin mars me 77 për qind të votave.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
I mbijetoi për vite represionit politik në Rusi, deri kur në derë i trokitën burrat e maskuar
-
Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë
-
“Ata janë të izoluar… janë vetëm” - Zelensky flet për Rusinë dhe gënjeshtrat e Putinit
-
Putini zotohet për hakmarrje pasi akuzoi Ukrainën për sulm në konviktin e studentëve
-
Putini beson që lufta në Ukrainë po përfundon