Aeroporti në qytetin lindor të Ukrainës, Dnipro, është shkatërruar nga një sulm rus, ka thënë të dielën kreu i administratës ushtarake rajonale të Dnipropetrovsk, Valentyn Reznichenko.
“Edhe një sulm tjetër në aeroportin në Dnipro. Nuk ka mbetur asgjë prej tij tashmë. Aeroporti dhe infrastruktura aty pranë janë shkatërruar, ndërsa raketat vazhdojnë të fluturojnë”, ka thënë ai, raportoi CNN-i.
Reznichenko ka thënë se ende nuk dihet nëse ka pasur viktima, ndërsa informacioni për to është duke u sqaruar.
Sipas tij, ky aeroport është goditur edhe më parë. Reznichenko ka thënë se më 15 mars ka nxjerrë jashtë përdorimit pistën dhe ka dëmtuar një ndërtesë terminali.
Deputetja ukrainase, Lesia Vasylenko, ka thënë se sulmi i fundit nuk ka lënë asnjë asgjë pa shkatërruar rreth aeroportit.
-
Ukraina rrëzon shtatë dronë gjatë sulmit rus në Dnipro
-
Shpërthime në Dnipro, raportohet për një të lënduar
-
Disa ndërtesa të goditura nga raketat ruse në Vinnytsia, pretendon Forca Ajrore e Ukrainës
-
Stadiumi i skuadrës ukrainase shkatërrohet nga sulmet ajrore të Rusisë
-
Sulmohet Shën Petersburgu në një sulm të madh me dronë ukrainas