Një aeroplan privat rus me të cilin po udhëtonin gjashtë persona është rrëzuar në një zonë rurale të Afganistanit, raporton agjencia “AP” të dielën. Talebanët kanë thënë se piloti e disa prej personave i kanë mbijetuar rrëzimit.
Aeroplani u rrëzua të shtunën në një zonë malore në provincën Badakhshan, ka thënë zëdhënësi rajonal i Talebanëve, Zabinullah Amiri.
Provinca është 250 kilometra në verilindje të kryeqendrës së Afganistanit, Kabul.
Në këtë zonë banojnë vetëm disa mijëra persona.
Ministria e Transportit dhe Aviacionit Civil i Talebanëve ka thënë të dielën se aeroplani është gjetur në provincën Kuf Ab.
“Piloti u gjet nga ekipet e kërkimit të Emiratit Islamik të Afganistanit. Sipas pilotit, katër persona përfshirë edhe ai janë gjallë. Ekipet po vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuarit tjerë”, thuhet në deklaratë.
Edhe
Gjenden rrënojat e aeroplanit që u zhduk në Rusi
Në Moskë, autoriteti rus i aviacionit civil ka thënë se aeroplani Dessault Falcon 10 u zhduk me katër anëtarë të ekuipazhit e dy pasagjerë. U tha se ishte ndaluar komunikimi fillimisht e më pas u zhduk nga ekranet e radarit. Zyrtarët rusë kanë thënë se aeroplani ishte ndërtuar në vitin 1978.
Komiteti Hetimor i Rusisë ka thënë se ka hapur rast për të shikuar nëse kishte shkelje të mundshme të rregulloreve të sigurisë ajrore.
e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka thënë se Ambasada e Rusisë në Afganistan po punon me zyrtarët lokalë në lidhje me ngjarjen.
-
Aeroplani i Azerbajxhanit u rrëzua pas “ndërhyrjes së jashtme fizike e teknike”
-
Moska paralajmëron kundër “hipotezave” për rrëzimin e aeroplanit në Kazakistan
-
Misteri mbi rrëzimin e aeroplanit në Kazakistan, faji i zogjve apo i Rusisë?
-
29 të mbijetuar e 38 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan