Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Aeroplani amerikan F-35A për herë të parë në mision luftarak

Pesëmbëdhjetë vjet qëkur "Loockeed Martin" nënshkroi një kontratë për prodhimin e aeroplanit F-35A Lighting II, në gusht të vitit 2016, forcat ajrore amerikane njoftuan se aeroplanët ishin të gatshëm. Megjithatë, u deshën tre vjet për përdorimin e këtyre avionëve të gjeneratës së pestë në luftime.

Dy gjuetarët amerikanë F-35A Lightning II kryen sulme ajrore në qytetin irakian të Wadi Aceit më 30 prill. Ata po bombardonin rrjetet e tuneleve nëntokësore të Shtetit Islamik dhe depot e armëve në malet Hamrin.

Sipas portalit afcent.af.mil, këto vende përbënin një kërcënim për "forcat miqësore", transmeton KosovaPress.

Gjuetarët u dërguan nga baza ajrore Hil Air Force në Utah. Kjo është hera e tretë që u përdorën, por për herë të parë në një mision luftarak. Këto aeroplanë kanë sensorë dhe radarë të përmirësuar. Ata kanë aftësinë për të mbledhur informacione nga e gjithë beteja.

F-35 Lighting II është një avion luftarak me një motor të gjeneratës së pestë, me dukshmëri të reduktuar. Është menduar për supremacinë në hapësirën ajrore, objektivat luftarake mbi tokën dhe detin, si dhe për zbulimin. Ai është 15.7 metra i gjatë, transmeton KosovaPress.