Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Adoleshenti ther në qafë 8-vjeçaren në Gjermani

Një adoleshent ka therur me thikë vajzën tetë-vjeçare në një shkollë në lindje të Gjermanisë.

Policia ka njoftuar se incidenti ka ndodhur në lindje të qytetit të Dresdenit.

Vajza është dërguar në spital me helikopter dhe ka pësuar lëndime në kokë dhe qafë.

I dyshuari 16-vjeçar, gjithashtu nxënës, është çarmatosur dhe është dërguar në spital shkaku i lëndimeve.

Policia gjermane ka njoftuar se e gjithë shkolla është evakuuar të mërkurën dhe se situata ka qenë në kontroll.