Tifozët kanë thyer barrierat e sigurisë dhe janë futur në një koncert në “O2 Arena” në Londër të dielën mbrëma, në një skenë që ka ngjasuar me ngjarjet e muajit të kaluar në “Astro]orld” në SHBA, ku vdiqën dhjetë persona, raporton “The Independent”.
Shumica e tifozëve të rinj ishin për të shikuar këngëtarin nigerian Wizkid, si pjesë e turneut “Made in Lagos”.
Autori i hitit “No Stress” do të luajë për tri netë në O2 Arena. Sipas faqes së arenës, biletat për dy netët e para janë shitur dhe është shtuar nata e tretë për shkak të kërkesave të mëdha.
Në pamjet e siguruara nga depërtimi i adhuruesve në arenë, shihen duke u rrëzuar skenerët.
Zyrtarët kanë konfirmuar se një numër i tifozëve arritën të futen pa bileta në arenë.
Arena ka konfirmuar se po rishikon procedurat e sigurisë.