Qindra priftërinj katolikë dhe zyrtarë të kishës në Illinois, janë emëruar në një raport që ka përmbledhur abuzimin seksual nga klerikët.
Prokurori i shtetit ka thënë se 451 klerikë në Illinois kanë abuzuar seksualisht afër 2,000 fëmijë që nga viti 1950.
Kisha ka pranuar vetëm 103 abuzues para fillimit të hetimit më 2018, raportoi BBC.
Gati secili i mbijetuar i intervistuar është përballur me probleme mendore pas abuzimit, thuhet në raport.
Disa shtete të SHBA-së kanë nisur hetime mbi abuzimin seksual katolik pasi raporti i një jurie në Pennsylvani më 2018 gjeti se 300 priftërinj kishin abuzuar mbi 1,000 fëmijë në një periudhë 70-vjeçare.
Artikuj të ngjashëm
-
Kisha katolike ende dështon të merret me rastet e abuzimit seksual, thotë raporti i Vatikanit
-
Dëshmitarët e Jehovait nën llupën e hetimit për abuzim seksual të fëmijëve
-
Mbi 4,800 viktima të abuzimit seksual në Kishën Katolike të Portugalisë
-
Publikohen mijëra dokumente të shumëpritura të Epsteinit, përfshihet edhe Bill Clintoni
-
20 të arrestuar në operacionin e Interpolit kundër abuzimit seksual me fëmijë