Aktivisti shumëvjeçar për të drejtat e Hong-Kongut dhe një prej udhëheqësve të protestave për demokraci në këtë vend, tha se abuzimi politik i kinezëve është më i keq sesa në vitin 1989, kur protestonte për të njëjtën kauzë, pavarësimin e Hong Kongut.
Tani një klerik fetar, Chu Ming tha se politika kineze është përkeqësuar me ardhjen në pushtet të presidentit Xi Jinping.
“Sa i përket situatës aktuale të Kinës, ndjehem edhe më pesimist. Dikur studentët protestonin kundër korrupsionit, por tani gjërat janë më serioze sesa në vitin 1989”, deklaroi Chu që konsiderohet zëri më demokratik i Hong Kongut. Ai u dënua për Revolucionin Umbrella në vitin 2014, por i është shmangur dënimit me burgim, shkaku i shëndetit të dobët.
E lideri i ri i Hong Kongut, i përkrahur nga Pekini, synon të miratojë një ligj që mundëson ekstradimin e njerëzve në Kinë për gjykime të padrejta. Ndërsa, Chu është i mendimit se me këtë ligj, njerëzit e Hong Kongut do ta kenë të pamundur të mbrohen, pasi formohet një shtet e dy sisteme.