Miliarderi rus Roman Abramovich kishte pyetur nëse do të vdesë pasi dyshohet se u helmua me një agjent kimik, raporton “The Sun”.
Miliarderi rus raportohet se nuk po mund të shihte, ndërsa nisi t’i binte lëkura nga duart dhe fytyra, pasi i ishte bashkuar bisedimeve për të arritur paqe mes Rusisë dhe Ukrainës.
Raportohet se Abramovich 55-vjeçar pësoi këto simptoma së bashku me dy negociatorë ukrainas, pasi kishte ngrënë një çokollatë. Dyshohet se çokollata ishte e helmuar.
Dyshimet janë se Abramovich ishte helmuar me agjentin kimik “Chloropicrin” apo me një dozë të ulët të “Novichokut”.
Simptomat që pati ishin aq të rënda sa që Abramovich në një moment pyeti mjekët nëse do të vdiste, raporton “The Ne] York Times”.
Abramovich kishte tentuar të negocionte për një marrëveshje paqeje dhe raportohet se ishte helmuar ndërsa ishte në Kiev duke biseduar me zyrtarët ukrainas.
Akuzat për përdorim të “Chloropicrinit” dolën nga gazetari investigativ Christo Grozev.
Edhe
Inteligjenca amerikane: Abramovichi u sëmur për shkak të faktorit “mjedisor” e jo helmimit
Ai ka bërë një hulumtim në lidhje me incidentin dhe ka mbledhur specialistë për të shpjeguar se çfarë ndodhi.
Grozov i tha një kanali të YouTubet, “Popular Politics”, se gjithë ekspertët pajtohen se burimi më i mundshëm i simptomeve ishte një agjent kimik.
“Chloropicrini” është përdorur gjatë Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore.
-
Abramovich dhe negociatorët ukrainas dyshohet se u helmuan në bisedimet Ukrainë-Rusi
-
Ministri i Jashtëm ukrainas këshillon negociatorët që të mos hanë e pinë
-
Putini autorizoi sulmin me agjent nervor, sipas raportit britanik
-
SHBA-ja thotë se Rusia ka përdorur “agjentë kimikë” kundër trupave ukrainase