Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, nuk e konsideron si tradhti miratimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, por si hap për ta shtyrë Malin e Zi drejt pajtimit.
Në lidhje me mundësinë e humbjes së shumicës qeverisëse, Abazoviqi u shpreh se është ihapur për çdo opsion, shkruan RTCG-ja të martën.
Ai është kritikuar shumë për marrëveshjen me Kishën ortodokse serbe në Mal të Zi. Kjo çështje dhe presioni serb për këtë është i vjetër, por deri më tash asnjë kryeministër nuk e kishte bërë këtë.
“Kemi kërkuar mbështetjen e 81 deputetëve, nëse ka shumicë mirë, nëse jo, të gjitha opsionet janë në tavolinë, kjo është e pranueshme për mua. Nuk bëj bujë, nuk e përmend termin tradhti. Ne kemi pikëpamjet tona politike, pohoj se kjo nuk ka të bëjë me Marrëveshjen Themelore”, theksoi ai.
Abazoviqi nënvizoi se destabilizimi nuk është një zgjidhje për Malin e Zi.
Edhe
Gjukanoviq për Abazoviqin: E vetmja gjë me vlerë tek ai është se është shqiptar
Ditën e diel, partia e presidentit Milo Gjukanoviq, DPS, lëshoi një deklaratë ku theksohet keqardhja për ndryshimin e kursit politik të Malit të Zi. Aty u përmend edhe miratimi i Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
Sipas DPS-së, marrëveshja është votuar pa u konsultuar, ka mangësi të shumta që janë shpallur publikisht nga opinioni profesional, përfaqësues të sektorit joqeveritar e subjekte të shumta politike si dhe përbën rrezik për shtetin.
Të premten, qeveria malazeze e drejtuar nga Dritan Abazoviq miratoi Marrëveshjen Themelore, e cila duhet të rregullojë marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe.
Abazoviq të hënën është kritikuar edhe për deklaratën e tij lidhur me gjenocidin në Srebrenicë.
“Gjenocidi nuk u krye kundër boshnjakëve, por kundër njerëzve, dhe nuk u krye nga ushtritë, por nga politikanët, politika e së keqes, politika e vdekjes dhe politika e mashtrimit”, ka thënë Abazoviqi, në përkujtim të 27-vjetorit të gjenocidit kundër boshnjakëve në Srebrenicë.
Kjo ngjalli kritika të shumta. Aq sa, “ai u lidh” me Beogradin.
Edhe
Abazoviq: Marrëveshja ime me Kishën Ortodokse Serbe, model për Kosovën
Analisti politik kroat, Davor Gjenero, ka thënë se deklarata e kryeministrit malazez, qeveria e të cilit mbeti pa mbështetje parlamentare, Dritan Abazoviq, është historiko-revizioniste, e cila relativizon si pozitën e viktimës, ashtu edhe fajin e autorëve të gjenocidit.
“Në kombinim me lëvizjet e tij politike, duke refuzuar sugjerimet e diplomacisë evropiane lidhur me Marrëveshjen Themelore me Kishën e Serbisë, imponimin e vendimit të Qeverisë kundër procedurës, por edhe lidhjen e zbuluar me majën e regjimit në Beograd, Abazoviqi paraqitet si një aktor i varur politikisht, i cili duhet të përmbushë kërkesat dhe prioritetet e regjimit autoritar në Beograd”, tha Gjenero, përcjell portali “CDM”.
Ai ka thënë se një pjesë e lojërave të inteligjencës së Vuçiqit janë rrëfimet e mediave kryesore të Beogradit, të cilat shënojnë përvjetorin e shtatë “të tentativës për vrasje” të Vuçiqit dhe relativizojnë gjenocidin e 27 vjetëve më parë.
Vuçiq në një ceremoni në Srebrenicë, vite më parë, ishte sulmuar me shishe uji dhe mediat serbe tash e quajnë “tentim vrasje ndaj Vuçiqit”.
“Në këtë kontekst, ka shumë gjasa që deklarata e Abazoviqit të mos jetë e rastësishme, por të jetë edhe pjesë e ndonjë ‘operacioni inteligjent’ të ri të Vuçiqit, nënvizon Gjenero në deklaratën e tij për CdM.
Gjenero thotë se Kroacia është jashtëzakonisht e ndjeshme ndaj mohimit të gjenocidit në Srebrenicë.
Edhe
Abazoviqit i lëkundet karrigia sherri i marrëveshjes kundërthënëse me Kishën Serbe
Serbia nuk e njeh krimin në Srebrenicë ku më 11 korrik 1995 u vranë mbi 8300 burra e djem myslimanë të Bosnjës si gjenocid. Vende të tjera të rajonit, përfshirë edhe Malin e Zi, kanë miratuar rezoluta përmes të cilave e njohin si gjenocid, të vetmin në Evropë pas Holokaustit.