Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

A është duke arritur Izraeli qëllimin me ofensivën tokësore

Më shumë se 10.800 njerëz në Gazë janë vrarë që nga fillimi i luftës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, duke përfshirë më shumë se 4.400 fëmijë. Ushtria ka njoftuar se forcat e saj tokësore kanë ndarë me sukses Rripin e Gazës midis veriut dhe jugut dhe se trupat e saj kanë rrethuar qytetin e Gazës. Ajo pretendon se ata tani janë “thellë në zemër të qytetit”, megjithëse kjo është ende larg pretendimit të kontrollit.

Kanë kaluar gati dy javë qëkur Izraeli filloi ofensivën e tij tokësore në Gazë dhe më shumë se një muaj qëkur filloi sulmet intensive ajrore kundër Hamasit, të gjitha në përgjigje të sulmeve brutale në Izrael, në të cilat u vranë më shumë se 1.400 njerëz.

Objektivi i deklaruar ushtarak i Izraelit që në fillim ka qenë shkatërrimi i Hamasit, ushtarakisht dhe politikisht. Sa më afër është arritja e këtij qëllimi dhe a është i arritshëm?

Sa i përket Izraelit, këto janë ende ditë të hershme - ai ka thënë vazhdimisht se ky operacion do të jetë i gjatë dhe i vështirë. Një zyrtar i lartë i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) që foli për BBC-në përdori analogjinë e një ndeshje boksi: “Ky është vetëm raundi i katërt nga 15”.

Askush në Izrael nuk po thotë saktësisht se sa do të zgjasë lufta. Disa tregojnë faktin se u deshën nëntë muaj që forcat irakiane të mbështetura nga perëndimi të rimarrin qytetin e Mosulit nga grupi i Shtetit Islamik (IS) në vitin 2017. Izraeli mund të dëshirojë të vazhdojë luftimet edhe për disa muaj të tjerë, megjithëse mund të mos e kontrollojë orarin, pasi presioni ndërkombëtar për pauza në luftime apo edhe armëpushim po rritet.

Humbjet ushtarake

Edhe Kalon 70-mijëshin numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite që nga nisja e luftës Botë Kalon 70-mijëshin numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite që nga nisja e luftës

Deri më tani, Izraeli thotë se ka kryer më shumë se 14 mijë sulme dhe ka vrarë dhjetëra objektiva me vlerë të lartë, duke përfshirë komandantë të lartë të Hamasit. Secila prej këtyre sulmeve do të ketë përfshirë armë të shumta. Yaakov Katz, ekspert ushtarak dhe ish-redaktor i gazetës Jerusalem Post, thotë se Izraeli tashmë ka gjuajtur më shumë se 23 mijë municione.

Për krahasim, në kulmin e betejës për Mosulin, aleatët perëndimorë hodhën rreth 500 bomba në javë mbi objektivat e IS-it.

Më shumë se 10.800 njerëz në Gazë janë vrarë që nga fillimi i luftës, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, duke përfshirë më shumë se 4.400 fëmijë.

Ushtria ka njoftuar se forcat e saj tokësore kanë ndarë me sukses Rripin e Gazës midis veriut dhe jugut dhe se trupat e saj kanë rrethuar qytetin e Gazës. Ajo pretendon se ata tani janë “thellë në zemër të qytetit”, megjithëse kjo është ende larg pretendimit të kontrollit. Hamasi ka mohuar që forcat izraelite të kenë arritur ndonjë përfitim të rëndësishëm ose të kenë hyrë thellë në qytetin e Gazës.

Kjo fazë fillestare e ofensivës tokësore të Izraelit duket se po shkon sipas planit me qëllimin e saj për të izoluar Hamasin dhe kostoja për Hamasin ka të ngjarë të ketë qenë e lartë. Vlerësimet në fillim të luftës sugjeruan se grupi kishte midis 30 mijë – 40 mijë luftëtarë.

Një burim i lartë i mbrojtjes izraelite ka thënë për BBC-në se rreth 10% e këtij totali – 4 mijë luftëtarë - janë vrarë. Vlerësime të tilla janë të pamundura për t’u verifikuar dhe duhet të trajtohen me kujdes, por shkalla e madhe e fushatës së bombardimeve të Izraelit do të ketë degraduar tashmë aftësinë e Hamasit për të luftuar.

Në të kundërt, humbjet ushtarake izraelite duket se kanë qenë relativisht të ulëta. Izraeli thotë se 34 ushtarë të tij janë vrarë që nga fillimi i operacioneve tokësore. Yossi Kuperwasser, ekspert izraelit i inteligjencës dhe sigurisë, thotë se ushtria po kryen operacionet e saj tokësore “me më shumë vëmendje dhe kujdes” për t’i shmangur viktimat në mesin e trupave të saj.

Ende nuk është e qartë se sa pjesë e Hamasit ka mbetur në veri, sa luftëtarë mund të jenë ende të fshehur në tunele, ose sa mund të jenë futur në popullsinë lokale që ka ikur në jug.

Tunelet ende paraqesin një sfidë të rëndësishme për Izraelin. Forcat e saj po përpiqen të hedhin në erë ato tunele që gjen, në vend që të përfshihen në luftime nëntokësore.

Sfidat e luftës urbane

Më e dukshme është avantazhi i rëndësishëm i Izraelit për sa i përket inteligjencës dhe aftësive ushtarake. Ai mund të përgjojë komunikimet dhe madje të fikë telefonin celular dhe rrjetet e internetit të Gazës. Ka epërsi të plotë ajrore me avionët dhe dronët izraelitë të aftë të monitorojnë çdo lëvizje në tokë, por jo nën sipërfaqe.

Një burim i lartë i mbrojtjes izraelite i tha BBC-së se ata ende po identifikonin më shumë se 100 objektiva të rinj çdo ditë, megjithëse kjo listë ka të ngjarë të zvogëlohet sa më gjatë të vazhdojë kjo luftë. Sa më gjatë të zgjasë, aq më shumë do t’i duhet të mbështetet në trupat në terren për të identifikuar dhe eliminuar rezistencën.

Edhe Dy vjet: Si e shkatërroi Izraeli Gazën Botë Dy vjet: Si e shkatërroi Izraeli Gazën

Justin Crump, ish-zyrtar i Ushtrisë Britanike që tani drejton Sibyllinen, një kompani e inteligjencës për rrezikun, thotë se Izraeli duket se po bën përparim të arsyeshëm duke pasur parasysh dendësinë e terrenit, por “ata tani do të ndeshen me zonat urbane më të mbrojtura të qytet”.

Trupat izraelite janë më të pajisura dhe të trajnuara mirë, por lufta urbane mund të jetë ende e vështirë për ushtritë e përparuara.

Deri më tani, luftimet e afërta në terren duket se kanë qenë të kufizuara dhe sigurisht nuk janë asgjë në shkallën e luftës urbane që po zhvillohet midis Rusisë dhe Ukrainës në qytete si Bakhmut. Shumica e videove të publikuara nga IDF-ja tregojnë se në vend të kësaj ajo mbështetet në tanke dhe armaturë.

As Izraeli nuk i ka angazhuar të gjitha forcat e tij. Disa vlerësojnë se mund të ketë deri më tani 30 mijë trupa brenda Gazës. Kjo është një përqindje relativisht e vogël e totalit të Izraelit – 160 mijë personel ushtarak aktiv plus 360 mijë rezervistë.

Justin Crump thotë se pyetja është se sa nga këmbësoria e saj është e gatshme të angazhohet për shkatërrimin e ndërtesave dhe tuneleve të Hamasit?

Izraeli në vend të kësaj mund të zgjidhte të synonte bastionet e Hamasit. Ai beson se Izraeli do të përpiqet të shmangë luftimet bllok pas blloku, jo vetëm sepse mund të çojë në viktima shumë të rënda por gjithashtu sigurisht që do të rrezikonte jetën e më shumë se 200 pengjeve.

Plani pas pushtimit

Kjo shtron pyetjen nëse qëllimi i deklaruar i luftës i Izraelit - shkatërrimi i Hamasit - është me të vërtetë i arritshëm. Edhe zyrtarët e lartë izraelitë e kuptojnë se shkatërrimi i një ideologjie me bomba dhe plumba është i pamundur.

Disa nga udhëheqësit e grupit nuk janë as në Gaza. Katz thekson se nëse elementët e Hamasit mund t’i mbijetojnë kësaj lufte, atëherë ata ende mund të pretendojnë "pasi ne jemi ende këtu, ne në fakt kemi fituar”.

Për këtë arsye, Crump beson se qëllimet e luftës së Izraelit mund të kalojnë nga shkatërrimi i Hamasit në ndëshkimin e tij, për t’u siguruar që sulmet e 7 tetorit të mos përsëriten.

Izraeli është gjithashtu nën presion në rritje për të shpjeguar se çfarë do të ndodhë më pas, veçanërisht nga SHBA-ja.

Një burim izraelit i mbrojtjes ka treguar se Winston Churchill nuk po mendonte për një plan Marshall për ta rindërtuar Gjermaninë, kur ai ndihmoi në nisjen e pushtimit të aleatëve në Ditën D në Luftën e Dytë Botërore.

Edhe Shpërthime të tjera të fuqishme në Gazë Botë Shpërthime të tjera të fuqishme në Gazë

Mirëpo luftërat rrallë fitohen pa një plan pas pushtimit - diçka që ka munguar plotësisht në operacionin ushtarak të Izraelit deri më tani.

Përktheu: Blerta Haxhiu