Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kim Jong-uni arrin në Singapor për takimin me Trumpin

Udhëheqësi i Koresë Veriore, ka mbërritur në Singapor për samitin që do të zhvillojë me presidentin amerikan Donald Trump.

Takimi megjithatë do të zhvillohet gjatë ditës së martë në ishullin Sentosa, raporton BBC, transmeton Koha.net.

Kjo, është hera e parë që një udhëheqës i Koresë Veriore, takon një president të SHBA-së.

Washingtoni shpreson se takimi do të fillojë me një proces i cili përfundimisht e bën Kim Jong-unin të heqë dorë nga armët e tij bërthamore.