Botë

Vritet lideri i ISIS-it për Egjipt

 

Lideri i grupit militant Shteti Islamik në Egjipt është vrarë në sulmet ajrore të muajit të kaluar, ka thënë sot ushtria e Egjiptit.

“Pas sulmit ajror të 18 marsit dhe pas hetimeve të sigurisë, kemi zbuluar se Salem Salmy al-Hamadeen, i njohur si Abu Anas al-Ansari është vrarë”, thuhet në deklaratën e ushtrisë.